Aksident i rëndë në Elbasan, përplaset autobusi me fëmijë dhe një makinë

Një aksident i rëndë është raportuar në hyrje të Elbasanit, ku një autobus dhe një automjet janë përplasur me forcë të madhe. Si pasojë e goditjes, autobusi ka përfunduar në ambientet e një pike karburanti. Sipas informacioneve paraprake, në autobus ndodheshin fëmijë, pjesë e një ekipi basketbolli.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Toyota” është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *