Skip to content

Alarm në Kosovë/ Virusi i Nilit shkakton viktima, disa pacientë në gjendje të rëndë

Në Kosovë janë konfirmuar shtatë raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV), ndërsa gjatë javës së fundit janë raportuar edhe dy viktima të lidhura me këtë infeksion.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), rastet janë konfirmuar nga Laboratori i Mikrobiologjisë në periudhën 7 gusht – 18 shtator.

Nga shtatë personat e prekur, pesë janë meshkuj dhe dy janë femra. Dy prej rasteve i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa pacientët e tjerë janë të moshave deri në 79 vjeç.

Rastet janë evidentuar në disa qytete të Kosovës: tre në Gjakovë dhe nga një në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë.

Published inNews Shqip