Skip to content

Kaos në aeroport, zbardhen detajet e fundit të situatës

Një incident i rëndë është regjistruar në Libi, ku një avion privat u përfshi nga flakët pak pasi ishte ulur në aeroport.

Bëhet fjalë për një avion të tipit Cessna Citation, i cili doli nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Misratës dhe më pas mori flakë.

Në bord ndodheshin tre persona, dy pilotët dhe një pasagjer. Sipas raportimeve të mediave, të tre kanë arritur të shpëtojnë pa pësuar lëndime.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e incidentit. Prokurorët kanë ngritur dyshime se dy pilotët mund të kenë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes dhe kanë vendosur t’i hetojnë ata lidhur me rastin.

Published inNews Shqip