Skip to content

Alarm për temperaturat ekstreme, ja 4 qytetet që pritet të përballen me vapën më të madhe

Temperatura deri në 41°C, ja qytetet që do të përballen me vapën më intensive

 

Shqipëria do të vijojë edhe sot të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura shumë të larta në të gjithë vendin.

 

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë orëve të mesditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare, ndërsa pjesa më e madhe e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët.

 

Kulmi i vapës pritet të regjistrohet në Elbasan dhe Berat, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 41°C. Ndërkohë, në Gjirokastër dhe Shkodër, termometri pritet të shënojë 40°C, duke i renditur këto qytete ndër zonat më të nxehta të vendit.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here priten edhe intensifikime të saj, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 10 m/s.

 

Autoritetet këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

 

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *