Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i naftës do të jetë 1.78 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 1 centi krahasuar me ditën e kaluar, kur çmimi ishte 1.77 euro.
Ndërkohë, benzina do të vazhdojë të shitet me një çmim maksimal prej 1.49 euro për litër, ndërsa gazi 0.62 euro për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
