Zaçe Islami ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një prononcimi për “VIP Magazine”, duke e kritikuar lidhur me ngjarjen e djeshme, ku një i ri, sipas rrëfimit të tij, mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome.
“Do të paguani për syrin e djalit!”, ishte deklarata e fortë e Islamit, i cili shprehu indinjatën për atë që ndodhi dhe kërkoi përgjegjësi për plagosjen e të riut.
