Skip to content

“Dua ta marr nënën se ka mbetur vetëm”, burri tregon reagimin e gruas: “Shtëpia ime nuk është azil pleqsh!”

“Nuk mund ta lë nënën vetëm”, 26-vjeçari në Gjermani rrëfen konfliktin me bashkëshorten: Më tha se shtëpia nuk është azil pleqsh

 

Një 26-vjeçar ka ndarë historinë e tij personale, duke treguar dilemën e vështirë me të cilën po përballet mes jetës bashkëshortore në Gjermani dhe përgjegjësisë për t’u kujdesur për nënën e tij, e cila ka mbetur e vetme në Kosovë.

 

I riu tregon se është martuar para dy vitesh, pasi bashkëshorten e kishte njohur përmes mblesërisë. Pas fejesës, ai kishte aplikuar për dokumentet e nevojshme për të shkuar në Gjermani, ku më vonë u bashkua me të shoqen.

 

Sipas tij, që në fillim të lidhjes ia kishte bërë të qartë bashkëshortes se nuk mund ta linte nënën e vetme dhe se, pas një periudhe, do të duhej ta merrnin edhe atë në Gjermani. Ai thotë se për këtë çështje kishin rënë dakord që përpara se të largoheshin.

 

Megjithatë, tani që ai ndodhet në Gjermani, situata ka ndryshuar. 26-vjeçari pretendon se bashkëshortja nuk pranon që nëna e tij të jetojë me ta, duke argumentuar se kjo do t’u sillte probleme dhe se nuk mund të kujdesej për të.

 

“Shpija jem s’asht dom i pleqve”, i ka thënë ajo, sipas rrëfimit të tij.

 

Burri shprehet se e lëndon edhe mënyra se si bashkëshortja flet për nënën e tij, ndërsa thekson se nuk mund ta harrojë sakrificën që ajo ka bërë për ta rritur dhe për t’i qëndruar pranë gjatë fëmijërisë, kur ai kishte probleme shëndetësore.

 

Ai tregon se është fëmija i vetëm mashkull në familje dhe se dy motrat e tij janë të martuara. Edhe pse ato e vizitojnë nënën herë pas here, sipas tij, angazhimet familjare dhe kujdesi për fëmijët ua vështirësojnë qëndrimin pranë saj.

 

Shqetësimi i tij është shtuar edhe pas një rasti kur, sipas rrëfimit, nënës i ishte ndërprerë energjia elektrike dhe nuk kishte pasur dikë pranë për ta ndihmuar menjëherë me pagesën.

 

26-vjeçari thotë se i dërgon para çdo muaj, por për të kjo nuk mjafton, pasi nëna ka nevojë edhe për praninë dhe ndihmën e dikujt në përditshmëri.

 

Ai shprehet se po përpiqet t’i japë bashkëshortes edhe pak kohë për të ndryshuar mendim, por pranon se po mendon seriozisht edhe për mundësinë e ndarjes, nëse nuk gjejnë një zgjidhje.

 

“Ma mirë e lë krejt, as Gjermania nuk më duhet, sesa ta lë nënën vetëm”, është thelbi i dilemës që ai përshkruan në rrëfimin e tij.

 

Në fund, i riu u bën thirrje të tjerëve që, përpara se të martohen, të diskutojnë hapur për raportet me prindërit dhe përgjegjësitë familjare, në mënyrë që pritshmëritë e të dy partnerëve të jenë të qarta.

 

Ai kërkon mendime dhe këshilla nga njerëzit që mund të jenë përballur me situata të ngjashme, duke shpresuar të gjejë një zgjidhje për konfliktin që po i rëndon emocionalisht.

Published inNews Shqip