Ardian Gjini reagon pas incidentit në Kuvend dhe mbështet Time Kadrijajn
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Kuvend, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një reagimi të shkurtër, Gjini ka shprehur mbështetjen e tij për deputeten e partisë, duke vlerësuar angazhimin dhe kontributin e saj ndër vite.
“Timja kurrë nuk ka munguar për vendin”, ka shkruar Gjini në reagimin e tij.
Incidenti ndodhi gjatë seancës konstituive të Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje politike mes deputetëve.
Reagimi i kreut të AAK-së vjen menjëherë pas veprimit të deputetes Kadrijaj, duke e cilësuar atë në mënyrë indirekte si një përfaqësuese që ka qenë vazhdimisht aktive në çështjet politike dhe publike të vendit.
