Skip to content

Edi Rama mbërrin në SHBA, zbulon takimin e rëndësishëm që do të zhvillojë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në aktivitetet e javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi, ku njofton se ndalesa e parë e vizitës së tij do të jetë Michigan, ku pritet të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptar.

“Vizita e javës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë nis sot pasdite me shqiptarët dhe për shqiptarët, në Michigan, ku kam nderin të jem i ftuar nga komuniteti dhe ku ftoj këdo që dëshiron të vijë të na bashkohet”, shkruan Rama.

Pas takimit me shqiptarët në Michigan, kryeministri pritet të vijojë vizitën në New York, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Debati i përgjithshëm i sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme zhvillohet nga 22 deri më 26 shtator dhe më 28 shtator.

Published inNews Shqip