Sondazhi për qeverinë tranzitore, qytetarët shprehin mbështetje të lartë për SPAK dhe Altin Dumanin
Një sondazh i realizuar nga grupi mediatik “Panorama Group” ka marrë në shqyrtim opinionin e qytetarëve lidhur me emrin që do të preferonin në drejtimin e një qeverie të mundshme tranzitore.
Kjo ide është bërë pjesë e kërkesave të protestave të zhvilluara gjatë javëve të fundit, ku një pjesë e qytetarëve kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie me mandat të kufizuar, e cila do të kishte si qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të reja.
Sipas rezultateve të publikuara nga sondazhi, 80% e të anketuarve shprehen në mbështetje të SPAK, ndërsa 78% e tyre preferojnë ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, si një nga figurat më të përshtatshme për drejtimin e një qeverie të tillë.
Mbështetja për Dumanin lidhet, sipas sondazhit, me perceptimin e qytetarëve për rolin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë gjatë kohës që drejtoi SPAK-un.
Gjatë mandatit të tij në krye të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u përfshi në disa hetime të rëndësishme që prekën figura politike, zyrtarë të lartë dhe çështje që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Be First to Comment