Skip to content

FBI në Tiranë/ Gazetari zbulon detaje të forta dhe ngre pikëpyetje

Konferenca e FBI-së në Tiranë, gazetari: Janë sjellë dosje nga SHBA-ja për grupet shqiptare të drogës

Për herë të parë, 235 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë u mblodhën në Tiranë në kuadër të një konference të FBI-së.

Në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, gazetari Lavdrim Lita deklaroi se takimet janë shoqëruar edhe me materiale të ardhura nga Uashingtoni, të cilat, sipas tij, janë depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Lita pretendoi se dokumentet lidhen me aktivitetin e grupeve shqiptare të përfshira në trafikun e drogës në Amerikën Latine dhe me rrjetet që dyshohet se koordinojnë transportin e kokainës drejt Evropës.

Sipas gazetarit, këto materiale lidhen me takimet e mëparshme të drejtuesve të SPAK-ut me autoritete në vende të Amerikës Latine, përfshirë Argjentinën dhe Kolumbinë.

“FBI është prezente në Shqipëri prej disa vitesh për të luftuar narkotrafikun”, tha Lita, duke shtuar se informacionet e ardhura nga SHBA-ja mund të lidhen me hetime ndaj grupeve shqiptare të dyshuara për trafik ndërkombëtar droge.

Deklaratat e mësipërme janë pretendime të bëra publikisht nga gazetari Lavdrim Lita dhe nuk përbëjnë, në vetvete, konfirmim zyrtar të përmbajtjes së dosjeve apo të personave që mund të jenë objekt hetimi.

Published inNews Shqip