Skip to content

Ishte në anije me gruan dhe fëmijët, dalin detaje të rënda për vdekjen e 25-vjeçarit në Batllavë.

Një person dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës, ndërsa autoritetet kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e tij.

 

Sipas burimeve të Klankosova.tv, bëhet fjalë për një 25-vjeçar, i cili ndodhej në një anije së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

 

Burimet bëjnë të ditur se në fillim bashkëshortja kishte menduar se ai ishte duke notuar, por më vonë e kuptoi se ai po përballej me vështirësi në ujë.

 

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të Policisë së Kosovës për kërkim-shpëtim kanë zhvilluar kërkime intensive, por deri më tani nuk kanë arritur ta lokalizojnë të riun. Sipas të njëjtave burime, kanë kaluar rreth katër orë që nga momenti i zhdukjes së tij.

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 13:00 ka pranuar informacion se personi kishte hyrë në ujë dhe më pas nuk ishte parë më të dilte.

 

Ndërkohë, operacionit të kërkimit i është bashkuar edhe Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në Ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili po punon së bashku me njësitë e tjera për gjetjen e 25-vjeçarit.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *