Eurodeputetja franceze kritikon Macronin për takimin me Ramën, reagon për protestat në Shqipëri
Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke shprehur kritika ndaj presidentit francez Emmanuel Macron për pritjen që i rezervoi kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Aubry u ndal te situata politike në Shqipëri dhe protestat që po zhvillohen në vend, duke vënë në pikëpyetje mbështetjen që, sipas saj, po i jepet qeverisë shqiptare nga autoritetet franceze.
Ajo deklaroi se Franca nuk duhet të ofrojë mbështetje të pakushtëzuar ndaj një qeverie që, sipas pretendimeve të saj, favorizon interesa të mëdha ekonomike në dëm të qytetarëve. Në të njëjtin reagim, eurodeputetja shprehu mbështetje për lëvizjen protestuese që është identifikuar me emrin “Revolucioni i Flamingove Rozë”.
Deklarata e saj ka ngjallur reagime në rrjetet sociale dhe në debatet politike, duke rikthyer vëmendjen te zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe qëndrimet e faktorëve ndërkombëtarë ndaj situatës në vend.
Reagimi i Aubry vjen në një kohë kur protestat dhe përplasjet politike vazhdojnë të mbeten në qendër të diskutimeve publike, ndërsa vëmendja e opinionit është përqendruar te mesazhet dhe qëndrimet që vijnë nga partnerët europianë.


Be First to Comment