Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Rrugën e Voskopojës, në Korçë.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa nuk ka informacion të detajuar për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
