Buka është një nga ushqimet që zë një vend të rëndësishëm në tryezën tonë dhe konsumohet rregullisht nga shumë njerëz.
Megjithatë, me kaq shumë lloje buke që gjenden sot në treg, zgjedhja nuk është gjithmonë e lehtë. Nga buka e bardhë te ajo integrale, me drithëra apo me fara, alternativat janë të shumta.
Por cila prej tyre është zgjedhja më e përshtatshme për një ushqyerje të ekuilibruar? Dhe cilat lloje buke mund të jenë më të pasura me fibra dhe vlera ushqyese?
Zgjedhja e bukës mund të bëjë diferencë në cilësinë e përgjithshme të dietës, ndaj ia vlen t’u kushtojmë vëmendje përbërjes dhe vlerave ushqyese të saj.
