Skip to content

World News

Menu
  • Sample Page
Menu

Lajm i mirë për pensionistët! Rriten pensionet dhe vijnë bonuse të reja

Posted on June 3, 2026 by admin

Ndryshime të reja për pensionistët që punojnë, qeveria paralajmëron bonus ose rritje pensioni

Rreth 13 mijë pensionistë në Shqipëri vazhdojnë të punojnë edhe pas daljes në pension, duke paguar ende kontribute të sigurimeve shoqërore. Deputeti i PD-së, Igli Cara, ka propozuar që kjo kategori të përjashtohet nga pagesa e kontributeve për një periudhë 4-vjeçare, duke argumentuar se ata kanë kontribuar për dekada dhe nuk duhet të mbajnë më këtë barrë.

Qeveria nuk e mbështet këtë nismë, duke theksuar se do të dëmtonte të ardhurat e skemës së pensioneve. Megjithatë, zëvendësministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, bëri të ditur se po shqyrtohen alternativa që kontributet e paguara pas daljes në pension të kthehen në përfitime konkrete për pensionistët.

Sipas saj, po diskutohet që këto kontribute të reflektohen ose përmes një rillogaritjeje të pensionit mujor, ose në formën e një bonusi për çdo vit shtesë sigurimi.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rritje progresive të pensioneve në vitet e ardhshme, si dhe pagesën e sigurimeve shoqërore nga shteti për prindërit dhe kujdestarët që kujdesen për persona me aftësi të veçanta, një masë që pritet të nisë me aktin normativ të muajit qershor.

Post Views: 83

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • E rëndë! 15-vjeçari mbytet në pishinë, zbardhen detajet e para
  • Benzina dhe nafta me çmime të reja, vendimi i fundit i Bordit të Transparencës
  • Protesta e Zvërnecit merr tjetër drejtim, opozitarët e Berishës dalin me lëvizjen e fundit
  • Vendoseni në dorë dhe prisni vetëm 5 minuta: Trajtimi natyral që sjell rezultate të menjëhershme
  • Sekreti i një mjeku për uljen e shpejtë të tensionit, nuk kushton asgjë

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • June 2026
  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026

©2026 World News | Design: Newspaperly WordPress Theme