Skip to content

Lajm i mirë për udhëtarët: Linja moderne Tiranë–Durrës–Rinas drejt përfundimit

Dokumentet e publikuara së fundmi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hedhin më shumë dritë mbi mënyrën se si pritet të funksionojë transporti i ri hekurudhor i pasagjerëve në Shqipëri, pas nisjes së procedurave për përzgjedhjen e operatorit privat që do të ofrojë këtë shërbim.

Sipas planit të parashikuar, udhëtimi me tren nga Tirana në Durrës do të zgjasë rreth 36 minuta, ndërsa lidhja hekurudhore mes kryeqytetit dhe Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të realizohet për afërsisht 20 minuta. Shërbimet synohet të nisin gjatë vitit 2027, pasi të përfundojnë punimet në linjën e re të elektrifikuar.

Në projekt parashikohen 118 udhëtime në çdo ditë pune, ku 44 do të jenë në linjën Tiranë–Durrës dhe 74 në itinerarin Tiranë–Aeroport. Në fazën e parë të operimit do të përdoren katër trena elektrikë modernë, ndërsa shërbimi vjetor pritet të përshkojë mbi një milion kilometra.

Plani i zhvillimit të rrjetit hekurudhor përfshin edhe zgjerimin e linjave në vitet në vijim. Sipas parashikimeve, segmenti Tiranë–Hani i Hotit mund të vihet në funksion rreth vitit 2030, ndërsa linja Durrës–Pogradec pritet të realizohet pas vitit 2035.

Me zgjerimin e rrjetit kombëtar, autoritetet synojnë rritjen e ndjeshme të kapaciteteve të transportit hekurudhor, duke shtuar flotën e trenave elektrikë dhe duke arritur në rreth 4 milionë kilometra operim në vit deri në vitin 2036.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *