Skip to content

Shembja tragjike e godinës në Athinë, 3 shqiptarë humbin jetën – mes tyre motër e vëlla (EMRAT/FOTO)

Janë identifikuar personat që ndodhen ende nën rrënojat e godinës së shembur një ditë më parë në lagjen Plakes të Athinës, pas një shpërthimi.

Sipas informacioneve ekskluzive të korrespondentit të Top Channel, Artur Bibe, mes viktimave dyshohet se janë edhe shtetas shqiptaro-amerikanë, të cilët ndodheshin në Athinë për turizëm.

Personat e identifikuar janë:

  1. Florin Hoxha
  2. Florida Hoxha – motër e Florin Hoxhës
  3. Eris Cani
  4. Ian Alexander Kirkpatrick
  5. Edmond Hings
  6. Athina Papapresku

Deri më tani, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dy trupa nga rrënojat. Ndërkohë, autoritetet greke bëjnë me dije se nuk ka të mbijetuar të tjerë nën rrënoja.

Published inNews Shqip