Skip to content

Avionët me izraelitë në Rinas gjatë protestës studentore? Reagon ambasadori izraelit

Ambasadori izraelit reagon për protestat në Tiranë: Mohon pretendimet për avionë nga Tel Avivi

Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë, duke mohuar pretendimet se avionë nga Tel Avivi kanë sjellë qytetarë izraelitë apo mercenarë për të ndërhyrë në situatën e brendshme në Shqipëri.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, diplomati shprehu keqardhjen për dëmet e shkaktuara në kryeqytet, duke treguar se gjatë shëtitjeve të tij në Tiranë kishte parë ndërtesa të djegura dhe gjurmë të protestave.

Kaynar, i cili mbërriti në Shqipëri rreth dy javë më parë, u pyet edhe për pretendimet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe në disa media lidhur me avionët nga Tel Avivi.

Ambasadori i mohoi këto akuza, duke theksuar se zhvillimet e brendshme në Shqipëri nuk lidhen me detyrat e tij apo me shtetin e Izraelit. Ai shtoi se komentimi mbi çështje të tilla nuk është pjesë e mandatit të tij diplomatik.

Gjatë intervistës, diplomati foli edhe për ndikimin e dezinformimit në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe izraelitëve. Sipas tij, disa qytetarë në të dy vendet kanë krijuar dyshime se protestat mund të drejtohen edhe kundër tyre, çka mund të ndikojë në besimin dhe perceptimin e ndërsjellë mes dy shoqërive.

Published inNews Shqip