Rama i përgjigjet Fevziut: “Nuk e kam menduar kurrë largimin”
Gazetari Blendi Fevziu i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama një pyetje të drejtpërdrejtë gjatë një interviste televizive: nëse ai ka menduar ndonjëherë të largohet nga posti i kryeministrit.
Pyetja u përsërit disa herë për sqarim:
Blendi Fevziu: A e ke menduar ndonjëherë të ikësh? Fare, fare?
Kryeministri Rama u përgjigj se një gjë e tillë nuk ka qenë kurrë pjesë e mendimeve të tij.
Ai theksoi se e sheh detyrën e tij jo thjesht si një punë apo profesion, por si një mision.
“Nuk e kam parë kurrë këtë si një punë apo si një rastësi. E shoh si mision, dhe misioni im është që, me ndihmën e Zotit dhe të shqiptarëve, ta çoj Shqipërinë në Bashkimin Evropian,” u shpreh Rama.

Be First to Comment