Skip to content

Lëkundje tërmeti në Elbasan – zbardhet magnituda e regjistruar

Një tërmet me magnitudë 3.5 është regjistruar pasditen e së dielës në Shqipëri, duke u ndjerë në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike është regjistruar rreth orës 16:28, me epiqendër 4 kilometra në jug të Elbasanit dhe rreth 35 kilometra në juglindje të Tiranës. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen edhe në Tiranë dhe zonat përreth.

Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *