Më shumë se 1,000 persona rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të fuqishme që kanë goditur Nepalin dhe Tibetin, ndërsa mes të zhdukurve raportohet se ka edhe një numër të konsiderueshëm turistësh.
Autoritetet nepaleze të menaxhimit të fatkeqësive bënë me dije të enjten se 823 persona vijojnë të jenë të pakontaktueshëm, edhe pas më shumë se 24 orësh nga fatkeqësia.
Situata mbetet alarmante për shkak të numrit të lartë të personave që nuk dihet ende se ku ndodhen. Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre, ndërsa përpjekjet janë përqendruar veçanërisht në zonat më të prekura nga përmbytjet.
