Skip to content

Ministrja e Qeverisë Rama zbulon lajmin e mirë: Ja çfarë pritet të ndodhë së shpejti!

Lajm i mirë për fermerët shqiptarë, Delina Ibrahimaj: Fondet IPARD pritet të zhbllokohen së shpejti

 

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë, përmes programit IPARD, pritet të hapen së shpejti.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj deklaroi se procesi i riakreditimit të fondit është në fazën përfundimtare, pas dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar sipas procedurave përkatëse.

 

“Presim finalizimin e procedurave për riakreditimin e fondit IPARD. Është një proces i zgjatur, por tashmë ndodhet në fazën finale. Presim që shumë shpejt fondet të hapen”, u shpreh ministrja.

 

Ajo theksoi se ky program ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri dhe se institucionet janë të angazhuara për përfundimin e procesit.

 

Sipas Ibrahimajt, problematikat që kanë penguar funksionimin e programit nuk kanë prekur vetëm Shqipërinë, ndërsa qeveria po vijon punën për të mundësuar rikthimin e financimeve.

 

Hapja e fondeve IPARD pritet të krijojë mundësi të reja mbështetjeje për sektorin bujqësor, përfshirë fermerët dhe bizneset që synojnë të investojnë në modernizimin dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Published inNews Shqip