Skip to content

MINT publikon çmimet e reja të karburanteve: Nafta 1.79 €, benzina 1.53 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja maksimale për shitjen e derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi sot nga ora 10:00.

Sipas njoftimit, një litër naftë mund të shitet me çmim maksimal prej 1.79 euro, ndërsa benzina deri në 1.53 euro për litër. Sa i përket gazit, çmimi maksimal i lejuar është përcaktuar në 0.62 euro për litër.

Published inNews Shqip