Skip to content

Ndryshon “ligji i ri”, ja se cfare po ben gati Qeveria

Mijëra familje shqiptare që deri më sot nuk i plotësonin kushtet financiare për të përfituar një banesë me kosto të ulët, pritet të kenë mundësi të reja me ndryshimet e propozuara në ligjin për strehimin social. Projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit synon të zgjerojë fashën e përfituesve dhe të lehtësojë procesin e marrjes së kredive.

Ndryshimi kryesor lidhet me trefishimin e kufirit të të ardhurave mujore që i lejon familjeve të aplikojnë. Nëse deri më sot të ardhurat vjetore neto nuk duhej të kalonin 1/6 e vlerës së banesës, formula e re e çon këtë tavan në 1/2 e vlerës së saj.

Si ndryshon kufiri i të ardhurave për aplikuesit?
Për ta kuptuar më qartë këtë ndryshim, mund të merret si shembull një banesë me vlerë mesatare prej 100 mijë eurosh:

Me ligjin e vjetër: Mund të aplikonin vetëm familjet me të ardhura deri në 1,391 euro në muaj (rreth 16,700 euro në vit).

Me formulën e re: Tani mund të përfshihen edhe familjet me të ardhura deri në 4,175 euro në muaj (deri në 50,100 euro në vit).

Garancia Sovrane deri në 30% për kreditë e shtëpive
Një tjetër risi e rëndësishme e projektligjit është futja e mekanizmit të Garancisë Sovrane. Përmes kësaj mase, shteti do të mbulojë deri në 30% të vlerës së banesës si garanci për kreditë e lehtësuara, duke e bërë më të lehtë marrjen e financimit nga bankat edhe për ato familje që kanë mungesë kolaterali.

Për rreth 4,100 familje që kanë aplikuar gjatë vitit të fundit, kostoja e kësaj garancie vlerësohet në rreth 231 milionë lekë. Sidoqoftë, projektligji e bën të qartë se ky lehtësim nuk i shmang detyrimet e huamarrësit:

Garancia Sovrane nuk e përjashton huamarrësin nga përgjegjësia e shlyerjes së plotë të detyrimeve dhe nuk i heq të drejtën shtetit për të kërkuar rikuperimin e shumave të paguara.

Kontributi i ndërtuesve dhe subvencionimi i qirasë
Rregulli që detyron ndërtuesit të kalojnë falas 3% të sipërfaqes për fondin e banesave sociale mbetet i paprekur. Megjithatë, ndryshimi pozitiv është se kjo sipërfaqe do të mund të shfrytëzohet për të gjitha programet e strehimit social, përfshirë edhe shtëpitë me kosto të ulët.

Gjithashtu, parashikohet edhe krijimi i një programi të ri për subvencionimin e qirasë për kategori të caktuara, kriteret e të cilit do të përcaktohen në vijim me vendim të Këshillit të Ministrave.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *