Skip to content

Mërgimtarja habit me deklaratën për Kosovën: “Po ndihmon familjet më shumë se Zvicra”

Një mërgimtare ka shprehur vlerësime për politikat sociale të Qeverisë Kurti, duke i krahasuar masat mbështetëse në Kosovë me ato të disa vendeve të zhvilluara europiane.

Në një reagim publik, ajo u shpreh se pas intervistës së kryeministrit Albin Kurti ka krijuar bindjen se Kosova po i kushton më shumë vëmendje mbështetjes së familjeve përmes skemave sociale.

Sipas saj, shtesat për fëmijë në Kosovë kanë një ndikim të konsiderueshëm në buxhetin familjar, veçanërisht duke pasur parasysh nivelin mesatar të pagave në vend. Ajo theksoi se aktualisht familjet me tre fëmijë përfitojnë 135 euro, ndërsa sipas saj pritet që kjo shumë të rritet në 270 euro.

“Më 270 euro shtesa, kur paga mesatare është rreth 500 euro, kjo përbën një ndihmë të rëndësishme për familjet”, deklaroi ajo.

Duke bërë krahasim me Zvicrën, mërgimtarja tha se edhe pse atje shtesat për fëmijë janë më të larta në vlerë, ndikimi i tyre në raport me pagën mesatare është më i vogël.

Ajo u ndal edhe te politikat për uljen e çmimeve, duke shprehur mbështetje për synimin e qeverisë që të ndërhyjë për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *