Ndihma financiare për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë do të rritet me efekt nga 1 korriku 2026, pas miratimit të akteve të reja nga institucionet përgjegjëse.
Sipas njoftimit të Shërbimit Social Shtetëror, vendimi i ri përcakton vlerat e përditësuara të përfitimeve financiare për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit e tyre personalë. Efekti financiar nis nga data 1 korrik 2026.
Pagesat me vlerat e reja do të realizohen duke filluar nga 1 gushti 2026. Përfituesit do të marrin gjithashtu edhe diferencën financiare që u takon për muajin korrik.
Autoritetet bëjnë të ditur se të gjitha të drejtat e fituara do të ruhen dhe përfitimet do të zbatohen në përputhje me vendimin në fuqi.
Ky ndryshim synon të rrisë mbështetjen financiare për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, duke garantuar zbatimin e plotë të të drejtave të parashikuara me ligj.


Be First to Comment