Skip to content

Nga mësues muzike në personazh të botës së krimit, arratiset nga policia Neritan Nallbati

Neritan Nallbati largohet nga Policia e Shtetit, përfundon detyrën si drejtues i Departamentit të Policisë Kriminale

Neritan Nallbati nuk do të jetë më pjesë e Policisë së Shtetit. Pas ndryshimeve në drejtimin e institucionit, ai nuk ka aplikuar në garën e hapur për drejtuesit e rinj të departamenteve, duke konfirmuar largimin e tij nga posti i Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka hapur procesin e përzgjedhjes për drejtuesit e rinj të departamenteve të Policisë Kriminale, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe Kufirit dhe Migracionit. Nallbati, i cili konsiderohej një nga drejtuesit kryesorë të strukturave të policisë, nuk ka paraqitur kandidaturë për të vijuar në këtë detyrë.

Ai e drejtoi Departamentin e Policisë Kriminale prej 1 gushtit 2022, një nga sektorët më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit. Për këtë pozicion pritet të ketë një drejtues të ri, ndërsa ndër emrat e përfolur janë oficerë me përvojë të gjatë në strukturat policore.

Karriera e gjatë e Nallbatit në Policinë e Shtetit

Neritan Nallbati ka mbajtur gjatë viteve disa poste drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit. Ai ka shërbyer si drejtues i policive vendore në disa qarqe dhe ka drejtuar departamente të rëndësishme në nivel qendror.

Gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur detyrat:

  • Drejtor i Policisë në Durrës
  • Drejtor i Departamentit për Sigurinë
  • Drejtor i Policisë Berat
  • Drejtor i Standardeve Profesionale
  • Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
  • Drejtor i Policisë Fier
  • Drejtor i Policisë Elbasan
  • Drejtor i Policisë Vlorë
  • Specialist në Policinë e Elbasanit
  • Shef zyre në Policinë e Elbasanit
  • Specialist në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Ministrinë e Rendit Publik
  • Zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë
  • Shef komisariati në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë

Largimi i tij vjen në një periudhë ndryshimesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, ku po zhvillohet procesi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të disa departamenteve kryesore.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *