Skip to content

Turistët shpenzojnë mesatarisht 761 euro në Shqipëri, ja sa sjell turizmi në ekonomi

Turistët e huaj shpenzojnë mesatarisht 761 euro në Shqipëri, zbulohen të dhënat e reja

Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri kanë qenë në fokus të emisionit “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania. Sipas një studimi të realizuar nga Instituti Kërkimor “Data Centrum”, bazuar në një kampion prej 1000 turistësh të huaj, një grup prej 2-3 personash shpenzon mesatarisht rreth 2025 euro gjatë qëndrimit në vend.

Ndërkohë, shpenzimi mesatar për një turist rezulton të jetë 761 euro. Në këtë shumë përfshihen kostot për akomodim, ushqim dhe pije, transport brenda Shqipërisë, blerje dhe shpenzime të tjera personale.

Të dhënat tregojnë se pjesën më të madhe të buxhetit të turistëve e zë akomodimi, me 44% të totalit të shpenzimeve. Ushqimi dhe pijet përbëjnë 29%, ndërsa transporti brenda vendit zë 13% të shpenzimeve.

Sipas drejtoreshës së “Data Centrum”, Sonila Çela, përqindja e transportit lidhet me faktin se shumë turistë të huaj preferojnë të përdorin taksi ose makina me qira gjatë vizitës së tyre, në vend që të zgjedhin transportin publik.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *