Nusja e Fatmire Shabanit me një dedikim prekës pas humbjes tragjike
Pranvera Shabani, nusja e Fatmire Shabanit, e cila humbi jetën tragjikisht së bashku me familjarët e saj në aksidentin e rëndë në aksin rrugor Bllacë–Shkup, ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të vjehrrës së saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të Fatmire Shabanit, duke e përshkruar si një grua të fortë, të dashur dhe një mbështetje të madhe për familjen.
“Nuk ishe vetëm vjehrra ime, por një grua e fortë, e dashur dhe një shtyllë për familjen tonë. Faleminderit për çdo këshillë, çdo buzëqeshje dhe çdo të mirë që më dhurove”, ka shkruar Pranvera Shabani në dedikimin e saj.
Sipas të afërmve, Fatmire Shabani, së bashku me Ejup dhe Xheneta Tërnavën, po udhëtonin nga Aeroporti i Shkupit drejt vendbanimit të tyre kur dyshohet se ndodhi aksidenti tragjik në një segment të rrugës ku po zhvilloheshin punime.
Në shenjë nderimi për viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur ditë zie dhe ka anuluar aktivitetet e planifikuara.
Ndërkohë, familjarët ende nuk kanë bërë të ditura detajet për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit të të ndjerëve.


Be First to Comment