Është bërë publike agjenda e mbledhjes së zgjeruar mes Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e planifikuar të mbahet të premten në Pallatin e Brigadave.
Sipas programit të takimit, fjalën e parë do ta mbajë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili pritet të prezantojë një përmbledhje të punës së institucionit gjatë periudhës së fundit, duke u fokusuar te drejtimi i Kuvendit, përdorimi i teknologjisë në proceset parlamentare dhe planet për godinën e re të Kuvendit.
Më pas, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të raportojë mbi aktivitetin e grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, me theks te puna e deputetëve në komisione dhe pjesëmarrja në seancat plenare.
Takimi do të mbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të japë mesazhet kryesore për prioritetet dhe angazhimet e mëtejshme.


Be First to Comment