Skip to content

PAMJET/ E shau në avion, Rama reagon menjëherë ndaj të riut dhe ia dorëzon policisë italiane

Një video e publikuar së fundmi ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi tregon një incident të ndodhur në Aeroportin e Napolit, ku kishte mbërritur kryeministri Edi Rama.

 

Sipas denoncimit të një qytetari shqiptar, i cili ndodhej në të njëjtin avion, në momentin e zbritjes nga avioni Rama është parë pranë një të riu, të cilin e ka mbajtur me dorë rreth qafës ndërsa zbrisnin shkallët.

 

Në përfundim të shkallëve shihen efektivë të policisë italiane. Sipas pamjeve të publikuara nga JOQ, i riu i është dorëzuar policisë, e cila më pas e ka shoqëruar drejt një automjeti.

 

Qytetari që ka dërguar videon pretendon se i riu kishte ofenduar kryeministrin gjatë zbritjes nga avioni dhe se ky ka qenë shkaku i ndërhyrjes së policisë.

 

Megjithatë, rrethanat e plota të incidentit dhe arsyeja zyrtare e shoqërimit të të riut nga autoritetet italiane nuk janë bërë të ditura.

 

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa incidenti është komentuar gjerësisht për mënyrën se si përfundoi përballja mes të riut, kryeministrit dhe policisë italiane.

Published inNews Shqip