Halil Geci ka reaguar përmes një publikimi pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke shpërndarë një postim të gazetarit investigativ Vudi Xhymshiti.
Në postimin e tij, Xhymshiti i drejton disa pyetje Richard Grenellit, duke ngritur çështjen e qëndrimit të tij pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ai pyet se ku ndodhet Grenelli në këtë moment dhe çfarë nënkupton për të deklarata e Shteteve të Bashkuara për respektimin e vendimit të Dhomave të Specializuara. Ndërkohë, SHBA-ja ka paralajmëruar masa sigurie në lidhje me tubimet e 16 shtatorit në Kosovë.
Xhymshiti rikthen në vëmendje edhe deklaratat e mëparshme të Grenellit. Në korrik të këtij viti, ai ishte shprehur publikisht se Hashim Thaçi është i pafajshëm, ndërsa kishte kritikuar shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale.
Postimi i shpërndarë nga Halil Geci është bërë në një ditë kur në Hagë u shpall aktgjykimi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Ku është Richard Grenell tani? A ju thoshte që ai po ju rren?”, shkruan Xhymshiti në postimin e tij.
