Skip to content

Pema misterioze që po habit shqiptarët, e njihni? Ja pse askush nuk ia di emrin!

Pema misterioze që ka ngjallur kureshtje në rrjet, askush nuk bie dakord për frutin

 

Dy fotografi të publikuara nga faqja “Gramshi tek ju”, të shoqëruara me pyetjen “Kush më thotë çfarë fruti është?”, kanë shkaktuar një numër të madh reagimesh në Facebook.

 

Bëhet fjalë për një pemë të fotografuar në fshatin Plepas, në Njësinë Administrative Tunjë. Personi që ka publikuar fotot ka kërkuar ndihmën e ndjekësve për të identifikuar frutin, ndërsa postimi është pasuar nga qindra komente.

 

Por përgjigjet e qytetarëve kanë qenë të ndryshme. Disa mendojnë se bëhet fjalë për një kumbull të egër, ndërsa të tjerë e identifikojnë si kulumri. Në komentet e shumta janë dhënë edhe emra të ndryshëm që përdoren për këtë frut në zona të tjera apo vende të ndryshme.

 

Identiteti i saktë i pemës ka mbetur ende objekt diskutimi, duke e kthyer postimin në një kuriozitet të vërtetë për përdoruesit e rrjeteve sociale.

Published inNews Shqip