Një përplasje verbale është regjistruar pranë Kryesisë së Kuvendit mes aktivistes Arvina Lleshi dhe deputetes Zegjine Çaushi.
Sipas raportimeve, aktivistja iu afrua deputetes, e cila në atë moment ishte duke folur në telefon, dhe iu drejtua me një varg ironik që është përdorur edhe gjatë protestave të qytetarëve.
“Përshëndetje Zegjine. E ke dëgjuar atë këngën: ‘Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkollë që të mësosh!’”, i tha Lleshi deputetes.
Çaushi reagoi duke i kërkuar aktivistes të ndalonte, ndërsa situata u shoqërua me një debat të shkurtër verbal mes tyre.
“Po si nuk të vjen zor?!”, i tha deputetja, ndërsa Lleshi iu përgjigj: “Fare s’më vjen!”.
Përplasja ndodhi në ambientet pranë Kryesisë së Kuvendit, ndërsa ende nuk ka pasur një reagim të mëtejshëm publik nga palët lidhur me incidentin.
