Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec ka kërkuar hapjen e procesit të zgjedhjeve të brendshme në të gjitha strukturat e partisë, duke filluar nga nëndegët deri te udhëheqja qendrore, pas analizës së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026.
Në një mbledhje të mbajtur të premten, më 26 qershor, Kryesia e degës shqyrtoi performancën zgjedhore të LDK-së si në nivel lokal në Rahovec, ashtu edhe në nivel vendi.
Sipas komunikatës, anëtarët e pranishëm njëzëri vlerësuan se partia duhet t’i nënshtrohet një procesi të plotë zgjedhor të brendshëm, duke marrë përgjegjësi për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit.
Në deklaratë theksohet se pritjet e aktivistëve dhe strukturave lokale kanë qenë për një rezultat më të mirë të LDK-së. Duke marrë parasysh rezultatin e përgjithshëm dhe veçanërisht atë në Rahovec, dega vlerëson si të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e partisë.

Be First to Comment