Skip to content

Protesta përshkallëzohet në kaos, kryebashkiaku përplaset me policinë

Tensione në protestën kundër Reformës Territoriale, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset fizikisht me policinë

 

Situata është tensionuar gjatë protestës kundër Reformës Territoriale, e zhvilluar pranë Parlamentit, ku protestuesit janë përballur me forcat e Policisë.

 

Mes qytetarëve që kundërshtojnë reformën ishte edhe kryetari i Bashkisë Memaliaj, i cili është përfshirë në një debat me efektivët e policisë.

 

Pamjet nga protesta tregojnë kryebashkiakun mes protestuesve, ndërsa në anën tjetër qëndronin forcat e rendit, të cilat po përpiqeshin të ruanin distancën mes turmës dhe zonës së kufizuar për lëvizje.

 

Gjatë zhvillimeve, debati mes kryebashkiakut dhe efektivëve është përshkallëzuar, duke kaluar në një përplasje fizike.

 

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur policia po tentonte të mbante protestuesit larg zonës së përcaktuar. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi shkaqet e menjëhershme të përplasjes dhe rrethanat e plota të incidentit.

Published inNews Shqip