Tri banesa të braktisura janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Fërth të Qerretit, në Pukë.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, shtëpitë janë në pronësi të Preng, Zef dhe Gjin Lukës.
Për shuarjen e zjarrit ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, të cilat u përballën me vështirësi për shkak të mungesës së rrugëve automobilistike, duke u detyruar të përdorin mjete rrethanore për të arritur në banesa.
Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për shkaqet e zjarrit apo për dëme të tjera të mundshme.
