Skip to content

Qeveria Rama merr vendimin e madh, ja kush do të përfitojë më shumë

Qeveria miraton ndryshime për pagesat e zjarrfikësve, Lamallari: Një hap për më shumë mbështetje

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka bërë të ditur se në mbledhjen e fundit të Qeverisë është miratuar një vendim që synon përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Sipas Lamallarit, vendimi parashikon kushte më të mira për pagesën e orëve shtesë, punës gjatë natës, angazhimeve në ditët e pushimit dhe festave zyrtare. Gjithashtu, ai synon të vendosë rregulla më të qarta për mbrojtjen e punonjësve nga mbingarkesa në punë.

Ministri e cilësoi këtë masë si një tjetër hap në drejtim të forcimit dhe mbështetjes së zjarrfikësve, të cilët shpesh përballen me situata të rrezikshme gjatë kryerjes së detyrës.

“Ky vendim është një mbështetje për ata që janë në vijën e parë sa herë që qytetarët kanë nevojë, duke u përballur me zjarre, rreziqe dhe emergjenca pa kursyer asgjë nga vetja”, u shpreh Lamallari.

Ai shtoi se puna e efektivëve të zjarrfikësve kërkon përkushtim të vazhdueshëm dhe se institucionet kanë përgjegjësi për t’u garantuar atyre kushte më të mira pune dhe trajtim të drejtë financiar.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *