Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të premten një mbledhje të zgjeruar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar.
Takimi është planifikuar të mbahet në Pallatin e Brigadave, duke nisur në orën 09:30. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të dërguar deputetëve, ku bëhet me dije se agjenda e diskutimeve do t’u komunikohet në vijim.
“Ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave”, thuhet në mesazhin drejtuar deputetëve.


Be First to Comment