Egzon Bytyqi vazhdon të jetë nën trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës, duke mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Kërvasëri të Malishevës.
Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e 26-vjeçarit nuk ka pësuar ndryshime. Ai po vazhdon të marrë trajtim në Qendrën Emergjente, nën kujdesin e stafit mjekësor.
“Lidhur me rastin e raportuar më 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit 26-vjeçar vazhdon të jetë e njëjtë. Pacienti po merr trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së”, ka deklaruar Qyqalla.
