Në momentin e arrestimit, Ergys Agasi është shfaqur me një orë të markës luksoze “Richard Mille” në dorë, një prej emrave më ekskluzivë në botën e orëve.
Në varësi të modelit, çmimi i një “Richard Mille” nis nga rreth 150 mijë euro, ndërsa modelet më të rralla mund të kushtojnë 300-400 mijë euro. Për modelet më ekskluzive, vlera mund të arrijë deri në 2-3 milionë euro.
Një orë me një vlerë marramendëse, që në disa raste është e krahasueshme me çmimin e një banese luksoze. Detaji i shfaqur gjatë arrestimit ka tërhequr vëmendjen, duke nxitur diskutime mbi luksin dhe pasurinë e Agasit.
