Skip to content

Shqiptarët udhëtojnë pa viza! Ky shtet zbaton vendimin e ri nga 15 gushti

Shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa vizë drejt Marokut për qëndrime afatshkurtra. Vendimi i autoriteteve marokene hyn në fuqi më 15 gusht 2026.

Sipas informacionit të publikuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Marokut për qëndrime afatshkurtra nuk do të kenë më nevojë për vizë.

Ky ndryshim pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimet e shqiptarëve drejt Marokut, veçanërisht për qëllime turistike dhe vizita afatshkurtra, duke krijuar më shumë mundësi për lëvizje dhe shkëmbime mes dy vendeve.

📌 Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026.

Published inNews Shqip