Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje protestuesve për dialog, ndërsa për të dytën ditë radhazi, para godinës së Kryeministrisë është vendosur sofra e gurtë me mesazhe që ftojnë palët drejt bisedimeve.
Megjithatë, thirrjet për dialog janë refuzuar disa herë nga protestuesit. Gjatë protestave, ata kanë djegur karriget dhe kanë rrëzuar gurët mbi të cilët ishin vendosur mesazhet që bënin thirrje për dialog.
Pavarësisht kësaj, sofra e gurtë është rikthyer sërish para Kryeministrisë, duke e mbajtur të hapur debatin për mundësinë e dialogut mes qeverisë dhe protestuesve.
