Skip to content

Sulm i rëndë në Pakistan, të paktën 17 persona humbin jetën në një xhami

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 73 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me eksploziv në një xhami në veriperëndim të Pakistanit.

Sipas agjencisë së lajmeve të Pakistanit, një automjet i mbushur me eksplozivë është përplasur me objektin e kultit, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur të shumtë.

Mes viktimave janë raportuar edhe shtatë pjesëtarë të policisë, si dhe një fëmijë vetëm katër vjeç.

Autoritetet vijojnë të hetojnë ngjarjen, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura më shumë detaje lidhur me rrethanat e sulmit apo autorët e tij.

Published inNews Shqip