Skip to content

Tërmet në Shqipëri, publikohet vendndodhja e epiqendrës

Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme në qarkun e Elbasanit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), lëkundjet sizmike janë shënuar rreth orës 13:01 në zonën e Shushicës.

Banorë të zonës kanë konfirmuar se i kanë ndier lëkundjet, duke kontaktuar redaksinë menjëherë pas ngjarjes.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 15 kilometrash nën sipërfaqen e tokës. Deri më tani, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa nuk ka njoftime për pasoja të tjera nga ky aktivitet sizmik.


Published inNews Shqip