Skip to content

SHBA jep konfirmimin, Trump merr një vendim të rëndësishëm për Shqipërinë

SHBA konfirmon ambasadorin e ri në Shqipëri, Eric Wendt merr detyrën

 

Gjenerallejtënant në pension Eric Wendt është konfirmuar zyrtarisht si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka uruar Wendt për detyrën e re dhe ka nënvizuar pritshmëritë për mandatin e tij.

 

Sipas ambasadës, ndër prioritetet e ambasadorit të ri pritet të jenë forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbështetja për një NATO më të fuqishme dhe promovimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

 

Në njoftim theksohet se Wendt do të punojë në përputhje me vizionin e Presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë e përbashkët, forcimin e aleancës së NATO-s dhe krijimin e kushteve të favorshme për bizneset amerikane.

 

“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt për rolin e tij të ri si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

 

Ambasada ka shprehur gjithashtu kënaqësinë për ardhjen e ambasadorit të emëruar në Tiranë, ku pritet të nisë angazhimin e tij diplomatik dhe të punojë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Published inNews Shqip