Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vendimin e Aleancës për të mos marrë pjesë në takimin e thirrur prej tij.
Në një intervistë për Kosova Live në T7, Kadrijaj tha se Kurti nuk duhet të merret me arsyet e mungesës së AAK-së, por të fokusohet te kërkesat që kjo parti ka paraqitur.
Sipas saj, nëse Kurti angazhohet publikisht për plotësimin e gjashtë kushteve të vendosura nga AAK-ja, atëherë Aleanca është e gatshme t’i sigurojë kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.
“Nuk ka nevojë të merret me AAK-në. Aleanca ka qenë transparente që nga fillimi. Nëse i realizon kërkesat tona, atëherë mund t’i ketë votat tona. Nëse dëshiron zgjidhje, duhet të reflektojë ndaj kërkesave të AAK-së, e jo të merret me faktin pse nuk morëm pjesë në takim”, u shpreh Kadrijaj.

Be First to Comment