Skip to content

Tragjedi gjatë një ndërhyrjeje dentare, humb jetën një 7-vjeçare

Tragjedi në Turqi: 7-vjeçarja humb jetën gjatë një ndërhyrjeje dentare, autoritetet nisin hetimet

Një ngjarje tragjike ka tronditur Turqinë, ku një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje dentare të kryer nën anestezi të përgjithshme në një spital privat në qytetin e Ispartës.

Sipas raportimeve të mediave turke, vogëlushja ishte dërguar në klinikë për trajtimin e disa problemeve dentare në një seancë të vetme. Për shkak të kompleksitetit të procedurës, mjekët kishin vendosur që ndërhyrja të realizohej nën anestezi të përgjithshme.

Gjatë procedurës, fëmija pësoi arrest kardiak. Ekipi mjekësor ndërhyri menjëherë me manovrat e reanimimit, por pavarësisht përpjekjeve, 7-vjeçarja nuk mundi të shpëtonte.

Pas ngjarjes, Prokuroria ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha protokollet mjekësore përpara dhe gjatë administrimit të anestezisë.

Familja e vajzës ka kërkuar transparencë të plotë, duke kërkuar të sqarohet nëse janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme para ndërhyrjes, si dhe nëse gjatë procedurës ka qenë i pranishëm një mjek anestezist, sipas standardeve mjekësore.

Nga ana tjetër, spitali ka deklaruar se ndërhyrja është kryer në përputhje me procedurat e parashikuara dhe se arresti kardiak ishte një komplikacion i papritur, që nuk mund të parashikohej.

Shkaku përfundimtar i vdekjes pritet të përcaktohet pas përfundimit të autopsisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore. Deri atëherë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë.

Published inNews Shqip

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *