Tragjedi në plazhin e Pishporos, humb jetën një 49-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar një problem shëndetësor sapo ka hyrë në det.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Durim Dogani, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ndodhej në ujë.
Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë. 49-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku mjekët bënë përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por ai nuk mundi të mbijetojë.
Autoritetet po vijojnë veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe konfirmimi zyrtar mbi shkakun e vdekjes.


Be First to Comment